Vjen një reagim nga LDK: Thaçi dhe njerëzit e sigurimit u krekosën me skaf në Ujman

Aktuale

Vjen një reagim nga LDK: Thaçi dhe njerëzit e sigurimit u krekosën me skaf në Ujman

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 21:25
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me vizitën e sotme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman. Veprimin e tillë të të parit të vendit, Hoti e quan krekosje.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, deputeti ka kërkuar zgjedhje të reja. Ndërkohë, sipas tij, aventurat me pazare të Thaçit kanë marrë fund.

Shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:

Aventurat per te bere pazar me territor kane marre fund. Kot jane krekosjet me skafe, perkrah njerezve te organeve te sigurimit. As ne kete perberje te Kuvendit, e aq me pak ne perberjen e re te tij, pazaret personale per territore nuk kalojne.

Tani eshte koha qe procesi te vihet ne binare normal. Duhen zgjedhje te reja, te cilat nxjerrin qeveri legjitime, e cila perfaqeson interesat e Kosoves ne bisedimet e Brukselit.

Vetem keshtu marreveshja do te jete ne favor te Kosoves dhe te ardhmes se saj euro-atlantike.

Kuvendi duhet te mblidhet dhe ta shperbeje veten sa me pare.

Presidenti Hashim Thaçi vizitoi sot veriun e vendit derisa në Prishtinë u protestua kundër idesë së tij për shkëmbim territoresh. Protesta e organizuar nga Vetëvendosje nuk u përkrah nga partia e Hotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat