Ish-mjeku i UÇK-së, tregon arsyen e vizitës së Thaçit në liqenin e Ujmanit

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së, tregon arsyen e vizitës së Thaçit në liqenin e Ujmanit

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2018 Në ora: 22:10
Thaçi gjatë vizitë në liqenin e Ujmanit

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi thotë se vizita e Thaçit në liqenin e Ujmanit e bërë sot kur në Prishtinë ishte protesta kundër tij po të mbahej në një ditë tjetër do të ishte e një rëndësie të veçantë.

E këtë vizitën e sotit e quan si tërheqje të vëmendjes nga vetvetja.

“Mirëpo, edhe përkundër këtij gjesti të pamatur të presidentit, nota e protestës që Vuçiq i bëri NATOS si dhe ngritja në gatishmëri e ushtrisë serbe për shkak se atje u gjend presidenti i vendit, nuk kanë asnjë kuptim tjetër pos kërcënimit të hapur që Serbia zyrtare mu para syve të botës demokratike i bëri shtetit të Kosovës”, shkruan Loshi në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Sikur Hashim Thaçi të mos e kish bërë vizitën e tij në Veri të vendit pikërkisht sot, në ditën kur në Prishtinë po mbahej protesta kundër tij, kjo vizitë do të mund të kishte qenë e një rëndësie të veçantë dhe pse jo edhe e karakterit historik. Kjo që ndodhi sot ishte më tepër një tërheqje e vemendjes kah vetëvetja, meqë emri dhe figura e tij ishin vënë në shënjestër të komorometimit publik mu në mes të Prishtinës. Mirëpo, edhe përkundër këtij gjesti të pamatur të presidentit, nota e protestës që Vuçiq i bëri NATOS si dhe ngritja në gatishmëri e ushtrisë serbe për shkak se atje u gjend presidenti i vendit, nuk kanë asnjë kuptim tjetër pos kërcënimit të hapur që Serbia zyrtare mu para syve të botës demokratike i bëri shtetit të Kosovës. Në ditët e ardhëshme është mirë që shembullin e presidentit Thaçi (jo të provokimit, por të vizitave normale) ta ndjekin edhe udhëheqësit tanë tjerë shtetërorë si dhe lideret e partive politike. Pres me kurreshtje që andej urës së Ibrit të shohim së shoejti Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Isa Mustafën, Albin Kurtin, Fatmir Limajn... e kjo mund të bëhet nëse këta njerëz arrijnë ta sfidojnë frikën e tyre. Presidenti serb duhet ta kuptojë se kërcënimet e tij nuk e frikësojnë askend dhe se Kosova më në fund do ta shtrijë sovranitetin e plotë në çdo pëllëmbë të vet me guxim dhe vendosmëri. Bota duhet ta kuptojë se serbët e Veriut shtiren kot kur thonë se ndihen të kërcënuar vetëm pse një funksionar i lartë shtetëror është gjendur në Veri, apo pse forcat e rregullta ose speciale policore kanë kryer punët e tyre rutinore. Nëse udhëheqësit tanë gjenden më shpesh në Veri, Kosova mund të shpresojë se shumë shpejt do t’i kthehet sovraniteti edhe në këtë pjesë të vendit. Nëse ndalemi, kjo do të thotë se me duartë tona po ia dorëzojmë Serbisë Veriun e vendit. Se pari, ne duhet ta zotërojmë tërë vendin, jo me spektakle dhe egzibicione, por me forcën e vërtetë të shtetit. Tek pastaj do të jemi në gjendje të ofrojmë apo pranojmë marrveshje që kënaqin të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat