Zhbllokohet rruga Mitrovicë - Bërnjak

Aktuale

Zhbllokohet rruga Mitrovicë - Bërnjak

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 23:04
Mitrovicë - Bërnjak

Lirohet rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së sotme të presidentit Hashim Thaçi në Ujman. Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17 e ditës së sotme janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

Sipas tij rruga është liruar për qarkullim rreth orës 22:00.

“Bllokada ka përfunduar. Qytetarët janë shpërndarë dhe rruga është hapur për qarkullim në 22:00”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, per kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat