Haradinaj takon presidentin Meta në New Jork

Aktuale

Haradinaj takon presidentin Meta në New Jork

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 00:34
Haradinaj, Meta

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta janë takuar në New Jork ku po qëndrojnë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në takim sipas Haradinajt, u konfirmua vendosmëria e dy vendeve për ta çuar përpara agjëndën euro-atlantike.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën. Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA. Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat