Profesori ndërkombëtar zbulon kërcënimet e Thaçit ndaj Rugovës në vitin 2005

Aktuale

Profesori ndërkombëtar zbulon kërcënimet e Thaçit ndaj Rugovës në vitin 2005

Nga: D.RR Më: 30 shtator 2018 Në ora: 07:10
Rugova dhe Thaçi

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, ka publikuar deklaratën e Hashim Thaçit në vitin 2005, me të cilën deklaratë i drejtohej ish presidentit Rugova. Atë kohë, Rugova ishte kryesues i delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë për statutin e Kosovës.

E në bazë të kësaj, Thaçi e kishte kërcënuar Rugovën që të ketë kujdes në bisedime me Serbinë.

Postimi i plotë:

Kjo eshte deklarata e Hashim Thaçit ne vitin 2005, kur ishte vendosur qe te fillonin bisedimet me Serbine per statusin e Kosoves. Asokohe ishte Ibrahim Rugova kryesuesi i delegacionit. Nderkohe Thaçi e paralajmeronte dhe e kercenonte ish-presidentin e vendit. Sot jo pak LDK-iste jane me Hashim Thaçin!

"Prej këtu paralajmroj Ibrahim Rugovën, se për Kosovën dhe shqiptarët , s'ka mandat të bisedoj me Serbinë armike, ngase me Serbinë dhe kundër saj, Ne e kemi fituar luftën me grykë të pushkës edhe pse Ibrahim Rugova ishte kundës saj.
Nese Ibrahim Rugova, do të bisedoj me Serbinë, por jo për fatin e Kosovës dhe shqiptarve, le të shkoj në Beograd"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat