Katër ditë nga zhdukja e 22 vjeçares nga Skenderaj, asgjë s’dihet për fatin e saj

Aktuale

Katër ditë nga zhdukja e 22 vjeçares nga Skenderaj, asgjë s’dihet për fatin e saj

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 08:59
Arbnora Dobra

Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, rezulton e zhdukur që nga mëngjesi i ditës së enjte. Arbnora ishte nisur për një intervistë pune që e kishte në ora 11:00.
Nga familja Dobra mësohet se ajo u kishte thënë se do i kontaktonte për të shkuar ta marrin, por ajo telefonatë nuk ndodhi kurrë sepse telefoni i Arbnorës është i ç’kyçur.

Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj.

Zhdukjen e sa e ka konfirmuar edhe Policia e Kosoves.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se rasti është paraqitur me datën 27 shtator në orën 14:00. Dhe pas kësaj njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.

Ndërkaq, deri me tani ende nuk ka ndonjë informatë për gjetjen e saj.

“Po e ndajë me ju shqetësimin e familjes Dobra nga Skenderaj, të cilët që nga mëngjesi i së enjtes nuk kanë asnjë informatë e as kontakt me vajzën e tyre 22 vjeçare Arbonra Dobra. Ndonëse, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë”, ka shkruar një i afërm i saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat