Haradinaj për aksionin e Thaçit në Veri: Unë atje shkoj pa media

Aktuale

Haradinaj për aksionin e Thaçit në Veri: Unë atje shkoj pa media

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 13:56
Ramush Haradinaj

Në konferencën që sapo e mbajti në Prishtinë, kryeministri Ramush Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe për vizitën e Hashim Thaçit në Veri të Kosovës, konkretisht në Liqenin e Ujmanit.

Vizitën e Thaçit, Haradinaj e sheh si normale dhe në përputhje me Kushtetuten e Kosovës. Por, theksoi se në Veri ka qenë vetë shumë shpesh dhe pa prezencën e mediave.

“Është normal që ka ndodhë vizita, duhet me ndodh. Vizita të tilla në Veri dhe pjesë tjera, nuk shoh kurgjo në kundërshtim me ligjin as me kushtetutën është e parapame që një president me vizitu vendin e vet. Çdo gjë është në përputhje me obligimet kushtetuese të vendit”, tha Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Hashim Thaçi, vizitoi një pjesë të veriut por ishte kujdesur që gjithçka nga kjo vizitë të filmohet. Madje momenti kur Thaçi iu drejtua qytetarëve nga Ujmani zhvendosi në plan të dytë protestën kundër tij që zhvillohej në Prishtinë.

Haradinaj ka përshëndetur protestën e djeshme që u zhvillua kundër Hashim Thaçit. Ka falënderuar protestuesit për protetën paqësore por tha se nëse do të kishte më shumë flamuj të Kosovës do të kishte qenë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat