Albin Kurti në nderim të veprës së Skënder Smajl Krasniqit

Aktuale

Albin Kurti në nderim të veprës së Skënder Smajl Krasniqit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 14:24
Albin Kurti në nderim të veprës së Skënder Smajl Krasniqit

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka qenë për ngushëllime në familjen e ish oficerit të TMK-së, Skënder Smajl Krasniqit.

“Baca Skendë ishte i vendosur në luftë dhe veprimtar në paqe, gjithnjë për çlirim të popullit e bashkim të kombit. Jo vetëm në punë e aktivitet por edhe në biseda e ndeja mbetet i paharrueshëm. Po, shpesh i zemëruar me gjendjen tonë shoqërore, me situatën politike, apo goditjet që pësonte në familje nga pushtetet, mirëpo asnjëherë i pikëlluar, i dëshpëruar apo i mërzitur”, këto ishin fjalët e Kurtit të shkruara në librin përkujtimor, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Oda në Carrallukë ishte e mbushur përplot me njerëz. Kishin ardhur për ngushëllime për vdekjen e Skënder Smajl Krasniqit. Ish luftëtarë të UÇK-së, ish të burgosur politikë, të gjithë veprimtarë të çështjes kombëtare. Njerëz që janë bashkë në idealin e lirisë e barazisë, por që kishin ardhur ndaras nga komuna anembanë Kosovës e vise të ndryshme shqiptare, ja ku u bënë bashkë në nderim të Skënderit. Para se të përshëndetem me djemtë e tij Albanin, Arbenin, Dardanin, Shkumbinin e Hazirin (e ku mungonte Muhameti që mbahet në burg në Idrizovë për rastin e montuar të Kumanovës), shkrova këto fjalë në librin përkujtimor:

Baca Skendë ishte i vendosur në luftë dhe veprimtar në paqe, gjithnjë për çlirim të popullit e bashkim të kombit. Jo vetëm në punë e aktivitet por edhe në biseda e ndeja mbetet i paharrueshëm. Po, shpesh i zemëruar me gjendjen tonë shoqërore, me situatën politike, apo goditjet që pësonte në familje nga pushtetet, mirëpo asnjëherë i pikëlluar, i dëshpëruar apo i mërzitur.

Lavdi veprës e jetës së këtij luftëtari të UÇK-së e oficeri të TMK-së!

Albin Kurti
30 shtator 2018

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat