Eksperti i sigurisë thotë se veprimet e Serbisë përbëjnë kërcënim për Kosovën dhe rajonin

Aktuale

Eksperti i sigurisë thotë se veprimet e Serbisë përbëjnë kërcënim për Kosovën dhe rajonin

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 15:42
Eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja

Eksperti i sigurisë, Ramadan Qehaja, ka reaguar pas veprimit të Serbisë, duke thënë se të urdhërosh ushtrinë që të vihet në gatishmëri lufte për shkak se policia e Republikës së Kosovës dje më 29 shtator paska kontrolluar një qendër sportive dhe humanitare në veri të vendit, përbënë kërcënim klasik ushtarak për Kosovën, por edhe për rajonin.

Qehaja përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se ngritja e tillë e gatishmërisë luftarake mund të ipet vetëm nga elita ekzistuese politike serbe, e kamufluar me petkun e integrimit në BE.

Sipas Qehajës, këto veprimet e Serbisë lënë të kuptohet se ajo e konsideron një pjesë të Kosovës, përkatësisht veriun e saj, si pjesë përbërëse të saj dhe vepron në çdo formë për ta demonstruar kontrollin e saj.

Postimi i plotë i Ramadan Qehajës:

Te urdherosh ushtrine qe te vihet ne gatishmeri luftarake per shkak se policia e Republikes se Kosoves dje me date 29 shtator paska kontrolluar nje qender sportive dhe humanitare ne veri te vendit, perbene kercenim klasik ushtarak per Kosoven por edhe per rajonin.

Nje ngritje te tille te gatishmerise luftarake mund ta japin vetem elita ekzistuese politike serbe, e kamufluar me petkun e integrimit ne BE. Keto veprime len te kuptohet se Serbia vazhdon te konsideron nje pjese te Kosoves,perkatesisht veriun e saj si pjese perberese te saj dhe vepron ne cdo forme per te demonstruar kontrollin e saj.

S’do mend se nje qasje e tille e Serbise zyrtare ne momentin aktual eshte me teper se destabilizim.
Per kete vemendja e jone duhet te jete e perqendruar ne ndermarrjen e masave adekuate te sigurise per vetembrojtje. Nisma e krijimit te ushtrise se Kosoves ne fund te vitit dhe krijimi i kapaciteteve defanzive te mbrojtjes jane ne kete fryme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat