Thaçi i përgjigjet Haradinajt për vizitën në veri: Unë shkoj publikisht, jo në adresa të dyshimta

Aktuale

Thaçi i përgjigjet Haradinajt për vizitën në veri: Unë shkoj publikisht, jo në adresa të dyshimta

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:02
Presidenti Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në veri të Kosovës shkon në mënyrë transparente e jo qysh bëjnë të tjerët.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili tha sot se shkon në veri, por pa prezencën e mediave.

“Unë shkoj në adresa publike. Jo në adresa të dyshimta. Liderët duhet të shkojnë sa më shpesh atje në mënyrë transperente”, ka thënë Thaçi, në konferencën për media.

Ramush Haradinaj tha sot se në Veri ka shkuar disa herë por s’i ka bërë publike këto shkuarje dhe as nuk ka marrë media me vete.

Ndërkohë Thaçi ka thënë se s’ka marrë leje nga askush për të vizituar veriun e Kosovës duke shtuar se një gjë të tillë duhet ta bëjnë vizitorët që vijnë nga Serbia.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke mbajtur një konferencë për media nga zyra e presidencës.

Kjo konferencë vjen një ditë pas vizitës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës, respektivisht tek pika kufitare në Bërnjak dhe te liqeni i Ujmanit.

Atje Thaçi tha se u mirëprit nga serbët lokal madje tha se ata e mirëprit me kafe dhe raki të shtëpisë, për çka i ka falënderuar.

Thaçi tha se serbët në veri nuk janë të interesuar për konflikte e nacionalizma por për mirëqenie, vende pune dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre.

“Dje edhe njëherë sikur herëve tjera, kam vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe do të vizitojë përsëri sa herë që e shoh të nevojshme në agjendën time shtetëror. Kurrë askujt nuk i kam leje për një gjë të tillë dhe kjo vizitë ka qenë shumë transparente. Sa I përket lejeve këtë nuk duhet të bëjë askush nga Kosova dhe qytetarët e saj.  Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë për lëvizje të lirë ne çdo cep të terrorit të  Republikës së Kosovës,. Ne Kosova jemi ata që japin leje të tjerëve që të vizitojnë Kosovën kur ne e shohim të aryeshme”, ka nisur Thaçi të shpjegojë arsye te vizitës së ti dje në veri.

Tutje ai ka thënë se nuk ka nevojë për leje nga askush që ta vizitoje atë pjesë. Leje sipas tij duhet të kërkojnë ata që vijnë në Kosovë nga Serbia.

“Qëndrimi im i djeshëm në veri të Kosovës, më konkretisht në pikën kufitare në Bërnjak, ishte vizitë në një pikë kufitare që funksionon në mënyrë krejt të rregullt, aty takova policë, doganierë, serb, shqiptarë e boshnjakë, pra një përbërje multietnike të këtij institucioni tonë. E veçanta është se kjo pikë është një sukses I IBM - integrimit të kufirit dhe rezultat i dialogut në Bruksel. Më pas siç edhe jeni të informuar vizitova liqenin e bukur të Ujmanit. Vizita ka kaluar në mënyrë shumë të qetë dhe krejt normal në një ambient të mrekullueshëm. Nuk është përcjellë me asnjë incident apo cenim të sigurisë në këtë zonë. Përkundrazi jam pritur ngrohtë, edhe nga banorët lokal. Serbët e Kosovës prezent aty e që banonin ty, që jetojnë në atë pjesë, të cilët na kanë mirëpritur edhe me kafe edhe me raki shpije. I falënderoj”, ka thënë Thaçi gjatë konferencën për media ku ndër tjerash foli e dhe për zhvillime tjera politike në vend.

***

 Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se s’ka marrë leje nga askush për të vizituar Veriun e Kosovës. Ka thënë se leje për të vizituar Kosovën lëshojnë vetëm për vizitorët nga Serbia.

“Kurrë s’kam marrë leje, as që do të marrë leje për një gjë të tillë. Edhe kjo vizitë ishte transparente”, ka thënë Thaçi, në një konferencë për media, që po mbahet në Presidencë, e që ka nisur në orën 18.15.

“Kosova është shtet i lirë, një dhe unik. Demokratik, multientik, në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për gjithë qytetarët kudo”, ka thënë Presidenti.

“Dje, edhe një herë, edhe sikur herëve tjera, kam vizituar pjesën veriore të Kosovës. Do të vizitoj përsëri sa herë e shoh të nevojshme”, ka thënë ai,.

Presidenti Thaçi në konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mban konferencë për media në zyrën e presidencës.

Kjo konferencë vjen një ditë pas vizitës së tij në pjesën veriore të Kosovës, respektivisht në Bërnjak dhe te liqeni i Ujmanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat