Thaçi, Haradinajt për vizitën në Veri: Unë shkoj publikisht, jo në adresa të dyshimta

Aktuale

Thaçi, Haradinajt për vizitën në Veri: Unë shkoj publikisht, jo në adresa të dyshimta

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:54
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se në veri të Kosovës shkon në mënyrë transparente e jo qysh bëjnë të tjerët.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili tha sot se shkon në veri, por pa prezencën e mediave.

“Unë shkoj në adresa publike. Jo në adresa të dyshimta. Liderët duhet të shkojnë sa më shpesh atje në mënyrë transperente”, ka thënë Thaçi, në konferencën për media.

Ramush Haradinaj tha sot se në Veri ka shkuar disa herë por s’i ka bërë publike këto shkuarje dhe as nuk ka marrë media me vete.

Ndërkohë Thaçi ka thënë se s’ka marrë leje nga askush për të vizituar veriun e Kosovës duke shtuar se një gjë të tillë duhet ta bëjnë vizitorët që vijnë nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat