21 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Aktuale

21 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:03
Protesta

Sot bëhen 21 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

 Pos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat