Thaçi: Demonstrata paqësore e studentëve, dinamikë e re për zhvillimet politike

Aktuale

Thaçi: Demonstrata paqësore e studentëve, dinamikë e re për zhvillimet politike

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 09:20
Hashim Thaçi

Me rastin e 21 vjetorit të protestave studentore, presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar demonstratat e 1 tetorit 1997, duke thënë se kjo ngjarje i dha dinamikë zhvillimeve politike në Kosovë.

“Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

“Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë”, ka shkruar tutje Thaçi.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat