Pas protestës madhështore të LVV-së, PSD-ja e futur në skutat e PDK-së

Aktuale

Pas protestës madhështore të LVV-së, PSD-ja e futur në skutat e PDK-së

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:29
Protesta në Prishtinë

Prof. Dr. Binak Maxharraj thotë se, të rrebeluarit e LVV-së, të cilët tani janë bishta të PDK-së, për të larguarit që kaluan në PSD, kanë menduar që Albin Kurti, do ta ketë fundin politik, andaj edhe nuk morrën pjesë në protestën e thirrur nga lideri i VV-së.

Por, sipas Maxharrajt, ata duke e shikuar protestën mbetën pa frymë kur e panë masën e madhe duke protestuar, transmeton gazeta “Bota sot”.

Maxharraj thekson se, që nga këto protesta PSD-ja janë futur në skutat e PDK-së dhe nuk po ndihen për së gjalli.

TË REBELUARIT E LVV PAS PROTESTËS HUPËN E MORËN MALIN?!.

Të rebeluarit e LVV qe tani janë bërë bishta të PDK-së,e të cilët e rrembyen Partin PSD të Kaqusha Jasharit ,mendonin së në LVV nuk ka mbetë më asgjë dhe se ky është edhe fundi politik i LVV dhe Albin Kurtit pas largimit të tyre.

Ata më qëllim nuk dolën ne protestën qe e organizoi LVV me 29 shtator 2018,duke menduar së protesta do të dështoi. Por duke e shikuar protestën u stepen,mbetën pa frymë,mbetën më gishta n'ngojë kur e pannë masën e madhe ne protestë,aq të madhe sa që nuk i shihej fundi.

Që na protesta ata janë hup dikund e kanë marrë malin,s'po guxojnë me dalë,ndoshta janë futë dikund në skutat e PDK-së,e as që po ndihën gjallë.Pra,largimi i tyre veç sa e ka pastru,veç sa e ka forcu e ka këthjellë LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat