Gjykata e Apelit vendos për Shefqet Krasniqin

Aktuale

Gjykata e Apelit vendos për Shefqet Krasniqin

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:56
Shefqet Krasniqi

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar pafajësinë e ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, i cili ishte liruar nga akuzat në bazë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore të Prishtinës në muajin mars të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës, i cili ka shtuar se palët do ta marrin vendimin së shpejti, përmes gjykatës së shkallës së parë.

Organi i akuzës iu drejtua shkallës së dytë me ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore, e cila në mars të këtij viti e ka liruar Krasniqin nga të gjitha akuzat.

Krasniqi akuzohej për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik” dhe veprën “shmangie nga tatimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat