Abelard Tahiri pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë

Aktuale

Abelard Tahiri pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:31
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka paralajmëruar dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Media merr vesh që Tahiri këtë vendim i ka dorëzuar sot kryeministrit, ndërsa po të njëjtat burime bëjnë me dije që dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.

Tahiri pritet që gjatë ditës ta kumtojë lajmin si dhe të japë detaje rreth dorëheqjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat