Pse s’u pyet Maxhuni për vizitën e Thaçit në Ujman?

Aktuale

Pse s’u pyet Maxhuni për vizitën e Thaçit në Ujman?

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:04
Shpend Maxhuni dhe Ganimete Musliu

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, ka nisur raportimin para Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, i cili si zakonisht mbahet me dyer të mbyllura.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, për dy orë rresht ka raportuar në këtë Komision.

Nënkryetarja e komisionit Ganimete Musliu para gazetarëve, tha se nuk e kanë pyetur Maxhunin për shoqërimin e presidentit Hashim Thaçi gjatë vizitës në liqenin e Ujmanit.

Musliu tha se nuk e kanë pa të arsyeshme që shefi i institucionit më të lartë të sigurisë në vend të pyetet për këtë çështje.

Ndërsa sa i përket vrasjes që ka ndodhur kohë më parë në AKI, ajo ka thënë se tashmë po merret prokuroria.

"Rasti i vrasjes, rasti i rëndë tragjik me përmasa shqetësuese për opinionin, tashmë me rastin merret prokuroria, do të kemi një epilog. Nuk jemi të interesuar ta dëmtojmë këtë proces, por të zbardhet më shpejt. Ne kemi kërkuar përgjegjësi, disiplinë rregull brenda institucionit, zero tolerancë sa i përket rasteve të tilla, sepse AKI është institucion më i lartë i sigurisë. Kemi kërkuar kujdes të shtuar që  rasti i fundit mos të përsëritet”, u shpreh Musliu.

Ndryshe, muajin e kaluar një përleshje mes punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, përfundoi me vrasje. Isa Sejdiu mbeti i vdekur pas plagëve që mori nga dy plumbat që u gjuajtën në drejtim të tij.

Pjesëtari i sigurimit në AKI-së, Valon Ibërdemaj dyshohet se gjuajti me armë drejt kryekuzhinierit Sejdiu, duke e lënë këtë të fundit pa shenja jete.

Ngjarja ndodhi brenda objektit të AKI-së, institucioni ky me sigurinë më të lartë në vend. AKI ka hedhur poshtë mundësinë që rasti të ketë të pasur të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e këtij institucioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat