Anëtari i Nismës i akuzuar për gjuajtje me armë, emërohet ministër (Dokument)

Aktuale

Anëtari i Nismës i akuzuar për gjuajtje me armë, emërohet ministër (Dokument)

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:52
Endrit Shala, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi

Katër muaj pasi Prokuroria e Gjakovës ngriti aktakuzë ndaj Endrit Shalës për posedim të paautorizuar të armëve, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Endrit Shala është emëruar sot ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Shala është anëtar i Kryesisë dhe sekretar për Marrëdhënie me Publikun në Nismën Socialdemokrate.

Mirëpo, Shala është bërë i famshëm në nëntor të vitit të kaluar kur u shfaq në një video teksa gjuante me armë zjarri nga oda e shefit të tij, Fatmir Limajt, në fshatin Banjë të Malishevës.

Në këtë skandal, për të cilin opozita kishte thirrur në interpelancë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë të përfshirë edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku. Në momentin kur Shala gjuajti me armë, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Limaj.

Prokuroria e Gjakovës ngriti aktakuzë për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj Shalës, Lushtakut, Gashit dhe tre personave të tjerë në muajin maj të këtij viti. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat