Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Ramush, Abelardi dha dorëheqje, e ti çka po pret?!

Aktuale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Ramush, Abelardi dha dorëheqje, e ti çka po pret?!

Nga: N.H Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:42
Ramush Haradinaj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar shkurtimisht dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tali, lidhur me ketë, ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj, se pse edhe ai nuk po jep dorëheqje.

“Ramush, Abelardi dha dorëheqje, e ti çka po pret?! #ikRamush”, ka shkruar Tali shkurtimisht në Facebook.

Kujtojmë se, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i ka dorëzuar kërkesën për dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Dorëheqja e tij lidhet me pakënaqësitë që ai i ka shprehur lidhur me funksionimin e punëve në sistemin e drejtësisë, sidomos me ndërhyrjet e shumta politike në dy muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat