Rexhep Selimi i përgjigjet Beriana Mustafës për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Aktuale

Rexhep Selimi i përgjigjet Beriana Mustafës për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:30
Rexhep Selimi:

Beriane Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, ish –këshilltarit të Presidentit Ibrahim Rugova, i vrarë pas luftës, javën që shkoi tha se deputeti i VV-së Rexhep Selimi është dashur të kontaktohet nga prokuroria për rastin e babait të saj. Selimi sot ka folur , në emisionin Frontal, ku ka thënë se është i hapur që prokuroria t’i drejtohet atij. Ndërsa në lidhje me Xhemajl Mustafën, Selimi ka thënë se vlerëson kontributin e tij dhe ka pasur respekt për të.

Vajza e Xhemail Mustafës e cila ishte mysafire në Frontal javën e kaluar tha se prokuroria është dashur ta kontaktojë deputetin e VV-së rreth rastit të babait të saj, i vrarë pas luftës si zyrtar në Presidencën e Kosovës kur atë e drejtonte Ibrahim Rugova.

Ajo tha se pas transmetimit të një dokumentari, ku thuhej se prapa urdhërit për vrasjen e babait qëndron një deputet, Rexhep Selimi, për ditë të tëra është mundura të arsyetohet dhe shfajësohet. 

“Kjo gjë më ka bërë të mendoj se ai qëndron prapa urdhrit për vrasje. A qëndron Rexhep Selimi prapa urdhërit për këtë vrasje, duhet që prokuroria të veprojë për këtë”, kishte thënë Beriane Mustafa.

E ndaj kësaj deklarate, të hënën, Selimi në ka thënë se ka pasur respekt për Xhemajl Mustafën duke thënë se ai ka dhënë kontribut të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat