Krasniqi: Greqia po e bllokon Maqedoninë drejt rruges së saj në BE

Aktuale

Krasniqi: Greqia po e bllokon Maqedoninë drejt rruges së saj në BE

Nga: N.A Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:40
Foto

Profesori Univeristar,Milazim Kransiqi përmes një statusi në facebook ka shkruar rreth referendumit që u mbajt dje në Maqedoni.

Krasniqi ka shtuar së ështe Greqia ajo që po e mban të bllokuar Maqedoninë drejt rrugës së saj në BE.

Tutje profesori universitar ka shtuar se Maqedoninë e bllokon vetoja greke.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Një shtet anëtar i NATO-s dhe i BE-së (Greqia) e mban të bllokuar Maqedoninë tash 20 vjet. Shtetet e tjera të NATO-s e të BE-së, demek e ftojnë Maqedoninë të anëtarësohet në NATO e në BE, ndërsa e dinë mirë se e bllokon vetoja greke. Tallje naive, bre! Ani, ani, se ariu rus u pret deri sa ta kryeni ju hajgaren! U pret n’hamam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat