Hoxha në Austri, merr përkrahje për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hoxha në Austri, merr përkrahje për liberalizimin e vizave

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 18:41
Dhurata Hoxha dhe Karoline Edtstadler,

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Sekretaren e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler,

Me Edstadlerin, Hoxha ka diskutuar për pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës rreth lëvizjes së lirë nëpër vendet e Bashkimit Evropian, bën të ditur një njoftim nga MIE.

Hoxha ka theksuar se "migrimi ilegal është dukuri në ulje të vazhdueshme, viteve të fundit ka pësuar zvogëlim të jashtëzakonshëm, gjithë kjo falë ndryshimeve legjislative që ka ndërmarrë Kosova dhe reformave të tjera të cilat kanë fuqizuar sigurinë e kufijve".

Ministrja po ashtu "theksoi se Kosova ka legjislacion pozitiv dhe vullnet të zbatoj marrëveshjet ndërkombëtare si dhe të ndikoj për uljen e emigrimit ilegal dhe ndëshkimin e krimit të organizuar. Ministrja po ashtu, ka theksuar se Kosova ka mekanizmat për të lehtësuar riatdhesimin si organizimin e transportit, pajisjen me dokumente, banimin, shkollimin dhe çështjet e punësimit", bën të ditur njoftimi.

Sipas MIE, Hoxha "foli edhe për të mirat që sjell liberalizimi për qytetarët e Kosovës sepse, duke pasur lëvizjen e lirë, të rinjtë tanë do të marrin përvojat më të mira nga vendet e Shengenit, dhe Kosova nuk përbën rrezik për migracion në asnjë formë".

Edtstadler theksoi se "fuqizimi i sundimit të ligjit, reformat gjithëpërfshirëse dhe serioziteti institucional për të realizuar agjendat evropiane, janë detyra shtëpie për institucionet e Kosovës, duke shprehur optimizëm se sfidën e procesit integrues, Kosova do ta kaloj me sukses, në veçanti për liberalizimin e shpejt të vizave".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat