Për një vit, katër ministra të dorëhequr në qeverinë Haradinaj

Aktuale

Për një vit, katër ministra të dorëhequr në qeverinë Haradinaj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:11
Qeveria e Ramush Haradinajt

Qeveria “Haradinaj”, që nga themelimi i saj është përballur me dorëheqje të ministrave.

Qeveria e Ramush Haradinajt, që nga themelimi i saj është përballur me kritika të shumta sa i përket emërimit të shumtë të zëvendësministrave.

Mirëpo, përveç kësaj, qeveria “Haradinaj”, që nga themelimi i saj është përballur me dorëheqje të ministrave.

Në dhjetor të vitit 2017, Raush Haradinaj, së bashku me kabinetin e tij qeveritar kishte dhënë betimin para Kuvendit.

Menjëherë pas katër muajve, saktësisht në muajin prill të këtij viti, kjo qeveri është përballur me dorëheqjen e parë të një ministri.

Ishte  ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, nga radhët e AKR-së, i cili kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas depërtimit të shtetasve turq.

Pas dorëheqjes së Sefajt nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekzekutivi i vendit u ballafaqua edhe me një dorëheqje tjetër.

Kësaj radhe për arsye personale në muajin gusht të këtij viti kishte dhënë dorëheqje ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Dorëheqjen e saj e kishte pranuar  kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj, madje ai pak ditë pas dorëheqjes së saj, e emëroi këshilltare politike.

Akoma pa u bërë një vit kur Qeveria “Haradinaj”, kishte dhënë betimin e saj në Kuvend, edhe një ministër tjetër është shkarkuar nga detyra e tij.

Bëhet fjalë për ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ishte shkarkuar nga ky post në shtator të këtij viti.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vet ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë ditës së sotme në media u raportua se ka ofruar dorëheqje te kryeministri Haradinaj dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat