Haradinaj: Hiç s'më djegin fjalët e Thaçit për takimet e mia me Radojiçiqin

Aktuale

Haradinaj: Hiç s'më djegin fjalët e Thaçit për takimet e mia me Radojiçiqin

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në liqenin e Ujmanit, të shtunën.

Haradinaj ka thënë se ka qenë e drejtë e të parit të shtetit që ta bënte një vizitë të tillë.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka treguar në emisionin “Pressing”, në T7, se ai vetë shkon rregullisht në veriun e vendit.

“Unë shkoj në veri, në Mitrovicën Veriore”, është shprehur Haradinaj. 

Ai ka thënë se qëndron edhe “në zonën ku banon” Millan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i cili thuhet të jetë edhe udhëheqës i nëntokës së atjeshme.

Duke komentuar kritikat e Thaçit për takimet e Haradinajt me Radojiçiqin, kryeministri ka thënë se zhvillon “qindra, mijëra takime, me palë të ndryshme, që s’janë mediale”.

“Hiç s’më djegin”, është shprehur ai, duke iu referuar thumbimeve nga Thaçi.

“Nëse ai mendon se ka diçka të keqe rreth kësaj, le ta informojë popullin çka ka të keqe”, ka thënë Haradinaj.

“Ai (Radojiçiq) është vendimmarrës kryesor i serbëve në veri. E di që vendos për Listën Serbe”, ka shtuar kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat