Molliqaj: VV dhe LDK nuk e kanë guximin për ta rrëzuar Qeverinë – i njoh shumë mirë

Aktuale

Molliqaj: VV dhe LDK nuk e kanë guximin për ta rrëzuar Qeverinë – i njoh shumë mirë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:26
Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se as Vetëvendosje dhe as LDK nuk kanë strategji dhe guxim për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se Vetëvendosjen e njeh për së afërmi, e po ashtu edhe LDK-në – dhe sipas tij – që të dyja hezitojnë që të përballen seriozisht me Qeverinë Haradinaj.

“Përkundër dëshirës dhe vullnetit për ta rrëzuar Qeverinë, VV dhe LDK i kanë dy probleme. S’kanë fare strategji. S’e kanë as guximin. As Vetëvendosje, e as LDK nuk e kanë guximin me u përball me Qeverinë aktuale. Në regjimet gjysëmautoritare, ku ka kriminelë, banda etj, kjo punë pa guxim nuk bëhet. Prejse është themelu kjo Qeveri nuk ka ndonjë përballje serioze me të”, tha Molliqaj.

Molliqaj ka folur edhe për protestën e Vetëvendosjes, ku nuk u ftua PSD. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat