Krasniqi: Vuçiq satelit i Rusisë

Aktuale

Krasniqi: Vuçiq satelit i Rusisë

Nga: N.H Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:40
Vuçiq, Putin

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi përmes një postimi thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkuar në vizitë në Rusi, te vëllai i madh, duke aluduar te Vladimir Putin.

Sipas Krasniqit, kreu i shtetit serb është një satelit i Rusisë dhe sipas tij kjo nuk ndryshon.

Ndërsa, gjithashtu Krasniqi ka parafrazuar ish-sekretarin amerikan, Kerri, i cili kishte thënë se vija e zjarrit ndërmjet Perëndimit e Rusisë kalon nëpër Ballkan.

Në fund, ai paraljamëron se, vetëm  “teveqelat” nuk e kanë kuptuar ende këtë rrezik.

Ja postimi i plotë:

Vuçiqi ka shkuar ne vizitë në Rusi, te Vëllau i Madh. Amerikanët dhe evropianët e kanë marrë me të mirë, veç që nuk e kanë puthë në b…ë. Por, ai e ka zgjedhjen të paracaktuar, është satelit i Rusisë dhe kjo nuk ndryshon. Nëse Vuçiqi ia jep Qendres Ruse në Nish statusin që po e kërkon Rusia, atëherë fillon hakmarrja e vertetë pansllaviste ndaj Perëndimit, në Ballkan. Zatën, ish sekretari amerikan, Kerri, ka pasë thënë se vija e zjarrit ndërmjet Perëndimit e Rusisë kalon nëpër Ballkan. Veç “teveqelat” nuk e kanë kuptue hala këtë rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat