Haradinaj konfirmon dorëheqjen e ministrit Tahiri: E kam paragjykuar si njeri të Hashimit

Aktuale

Haradinaj konfirmon dorëheqjen e ministrit Tahiri: E kam paragjykuar si njeri të Hashimit

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:56
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e ka ofruar dorëheqjen.

Ai ka thënë se përkundër insistimit të tij për të mos u dorëhequr, ai nuk ka pranuar.

“E ka ofru dorëheqjen, e kam lutë me prit, por nuk ka pranuar. E ka dorëzuar dorëheqjen”, tha Haradinaj.

Megjithatë, dorëheqjen e tij nuk e ka pranuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka porositur që të mos merret vendim për Tahirin, derisa ai të kthehet nga udhëtimi.

Haradinaj e ka pranuar se Tahirin e ka pranuar si njeri të afërt me Thaçin.

“E kam paragjyku si njeri të afërt me Hashimin, por në punë ka qenë i suksesshëm dhe korrekt. Mund të them ministri më i suksesshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat