PSD vija të kuqe me PDK-në, e hapur për të tjerët

Aktuale

PSD vija të kuqe me PDK-në, e hapur për të tjerët

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:26
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo si parti e re në skenën politike kosovare, në zgjedhjet e ardhshme parapëlqen që në zgjedhje të shkojë e vetme.

Por kur bëhet fjalë për koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore, për partinë me kryetar Shpend Ahmetin, PDK e Kadri Veselit nuk shihet si partner si asnjë rrethanë.

“S’kemi marrë ndonjë vendim përveç një diskutimi. Ajo që shihet në PSD si vullnet i shprehur, PDK përjashtohet edhe para edhe pas zgjedhjeve për shkak se është parti që ka qenë gjatë në pushtet, me afera, krim dhe korrupsion dhe dalja në opozitë do t’ia jepte mundësinë që të pastrohej. Për këto arsye, PDK përjashtohet”, ka thënë Molliqaj në Zona B.

“Për forcat tjera jemi të hapur, por jo me çdo kusht”, është shprehur ai.

“Por, PSD preferon që të jetë vet në zgjedhje. Ato janë momenti më i mirë për të shpalosur kush është. Nëse garojmë vet do t’i tregojmë vlerat tona. PSD është partia e së ardhmes”, tha Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat