Kurti: U mblodhëm sërish, pa dallim partiak

Aktuale

Kurti: U mblodhëm sërish, pa dallim partiak

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:47
Pamje nga homzhet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se njëzet e një vite më vonë, u mblodhëm sërish, pa dallim partiak, për të kujtuar protestën studentore e paqësore të 1 Tetorit 1997.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Njëzet e një vite më vonë, u mblodhëm sërish, pa dallim partiak, për të kujtuar protestën studentore e paqësore të 1 Tetorit 1997. Bëmë homazhe te varri i ish rektorit të UP-së, Prof. Ejup Statovcit, akademikut të rezistencës, juristit të qëndresës, drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar, në kohët e ashpra të apart’heidit, intelektualit që na priu në protestat e 1997-s.

"Merrni frymë sikur ne!" dhe "Universiteti-Kosova-Studentët sot, nesër vonë!" ishin në mesin e 33 parullave tona që atëbotë e ringritën popullin dhe e ridefinuan politikën.

Me Bujarin, Prof.Gecën, Dritonin, Muhametin, Milotin, Mihanen, Jetonin, Ilirin, Xhelalin, Lulëzonin, Mentorin dhe Fatbanin evokuam me mall dhe shpresë kujtimet e shkëlqimit studentor nën okupimin e errët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat