Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit, shënohet edhe në Kosovë

Aktuale

Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit, shënohet edhe në Kosovë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 07:00
Ilustrim

Java e të ushqyerit me qumësht gjiri realizohet çdo vit në nivel botëror nga 1-7 tetor.

Në Kosovë prej dje ka filluar java e shënimit të ushqyerit me qumësht të gjirit me moton "Qumështi i gjirit investim për jetën", me këtë rast edhe institucionet kanë organizuar aktivitete për të shënuar këtë javë.

Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv, me përkrahjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Shërbimet Klinike Universitare të Kosovës, QKMF-të, si dhe partnerë të shumtë si Save the Children, Shoqata e mamive, grupet përkrahësve për të ushqyerit me qumësht të gjirit, grupi për Institucionet Mike të Foshnjës, do ta shënojnë Javën e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë nga 1 deri më 7 Tetor.

Motoja e këtij viti është: “Të ushqyerit me qumësht të gjirit është investim që ja vlen”.

Me këtë rast sot do të vizitohet materniteti në Spitalin ne Përgjithshëm në Gjilan, duke filluar nga ora 11:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat