Mot i ngrohtë, diell dhe vranësira - Bota Sot
Mot i ngrohtë, diell dhe vranësira

Aktuale

Mot i ngrohtë, diell dhe vranësira

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 07:15
Ilustrim

Ditëve të para të tetorit mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira.

Pas vorbullës ciklonike, që kaloj mbi detin Egje, në jug të rajonit tonë, në fillim të javës në vijim, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, përderisa rajoni dhe vendi ynë në përgjithësi do të përshkohet nga fusha të presionit të lartë.

Nën këto kushte mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot më stabil, i ngrohtë, me diell dhe vranësira.

2.10 - Mot i mirë, pjesërisht i vranët. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

3.10 - Mot më i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

4.10-5.10 - Ditën e enjte mot më i freskët. Paradite kryesisht me vranësira, e gjatë ditës pjesërisht vranët. Ditën e premte mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 5C deri në 10C, e maksimalet nga 17C deri në 24C.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...