Kosova bëhet me ushtri brenda 90 ditësh

Aktuale

Kosova bëhet me ushtri brenda 90 ditësh

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 09:38
FSK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë udhëtoj për në SHBA, për një vizite zyrtare në New York dhe Uashington ku zhvilluan kontakte me zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu edhe për procesin e shndërrimit te FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thëne se ka marrë bekimin e SHBA-së.

Por kur do te filloje transformimi i FSK-se ne Ushtri, dhe cilët do te jenë hapat që do i ndërmarrin tutje tregon zëvendës ministri i FSK-se dhe njohësi i çështjes se sigurisë.

E zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se, pret nga deputetët dhe grupet parlamentare që të votohet.

“Qeveria e Kosovës ka proceduar në parlament draft-ligjet që kanë të bëjnë me FSK-në, shërbimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe Ministrinë. E tëra është në procedurë të rregullt parlamentare. Pres që këto draft-ligje të kalojnë filtrin nga deputetët dhe grupet parlamentare, dhe me pas të votohet. Procesi është krejtësisht transparent dhe i bazuar në procedurat e rregullta”, tha ai.

Ndërsa njohësi i çështjes se sigurisë, Avni Islami, tha se, me përkrahje politike mund të behet transformimi i FSK-se në forca të armatosura.

“Duke pasur parasysh se SHBA është një nder partneret kryesor dhe  investuesi me i madh ne Kosovë. Gjithashtu nuk mendoj qe përkrahja për Forcën e Sigurisë se Kosovës mungon nga shtetet e bashkuara te Amerikës. Edhe vitet e kaluara presidenti Thaçi  pati ngul këmbë se me ane te ligjit do te behet transformimi i FSK-së ne forca të armatosura të Kosovës, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe partner të tjerë ishin kundër. Pra ishin qe transformimi i  FSK-së të behet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe këtu është ai ngërçi. Me një përkrahje politike mund te behet transformimi i FSK-së aq sa un kuptoj dhe e vlerësoj nuk e përkrahin pa ndryshime kushtetuese nuk janë te interesuar Shtet e bashkuara te Amerikës qe te behet një gjë e tille dhe mendoj qe në një kohë të caktuar SHBA dhe partneret strategjik të FSK-së do te gjejnë mënyrën dhe metodën qe te transformohet FSK-ja në forca të armatosura”, ka thëne Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat