Koincidencë!

Aktuale

Koincidencë!

Nga: N. Sh Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:10
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Profesor. Dr. Binak Maxharraj, ka kujtuar një deklaratë të Hashim Thaçit, kur ky i fundit nga zhgënjimi i thellë që kishte pësuar debakël në zgjedhja nge presidenti historik Ibrahim Rugova, kishte paralajmëruar Rugovën se nuk ka mandat të bisedoj me Serbinë armike.

Maxharraj thotë se, për koincidencë edhe sot Thaçi shkoj në FSK po nuk dihet se a u ndje i zhgënjyer me kërkesat popullore anti-Thaçi.

Për më shumë lexojeni shkrimin e plotë:

Koincidencë !

Pas debaklit në zgjedhjet e para në Kosovën e lirë, Hashim Thaçi, ish lider i PDK-së, nga zhgënjimi i thellë dhe tmerri i përjetuar nga fitorja brilante e LDK-së së Presidentit historik Rugova, pat shkuar në TMK-në, tani FSK, dhe pat deklaruar, parafrazoj :

- "Prej këtu paralajmëroj Ibrahim Rugovën, se për Kosovën dhe shqiptarët , s'ka mandat të bisedoj me Serbinë armike, ngase me Serbinë dhe kundër saj, Ne e kemi fituar luftën me grykë të pushkës edhe pse Ibrahim Rugova ishte kundër saj.

Nëse Ibrahim Rugova, do të bisedoj me Serbinë, por jo për fatin e Kosovës dhe shqiptarëve, le të shkoj në Beograd" !

Kështu pat deklaruar atëbotë Hashim Thaçi!!!

Por kohërat kanë ndryshuar ;

Për koincidencë, edhe sot Thaçi shkoj në FSK, por s'dihet a u ndje i zhgënjyer nga kërkesat popullore anti-Thaçi, apo se ndjehet i fortë nën sqetullën e fuqishme të padronit të vetë - Vuçiqit !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat