Forumi Ekonomik Botëror, Thaçi dhe Rama takohen në Gjenevë

Aktuale

Forumi Ekonomik Botëror, Thaçi dhe Rama takohen në Gjenevë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:57
Hashim Thaçi, Edi Rama

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Gjenevë, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.

Sipas kumtesës për media dërguar dje nga Zyra e Presidentit, në këtë forum, pjesëmarrësit do të diskutojnë gjerësisht rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikë bërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm.

Duke identifikuar sfida dhe objektiva të përbashkëta, pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe sesi bashkësia ndërkombëtare përmes bashkëpunimit publiko-privat mund të mbështesë rritjen dhe stabilitetin në rajon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat