Tensionet në PDK me ministra, Veseli mbledh kryesinë

Aktuale

Tensionet në PDK me ministra, Veseli mbledh kryesinë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:52
Kadri Veseli

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbledhur kryesinë e partisë, për shkak të tensioneve të fundit brenda partisë, të cilat gjatë ditës së djeshme dolën edhe në publik.Media mëson se mbledhja e kryesuar nga Veseli do të fillojë në orën 12:00.

Ndërsa në seli është parë duke hyrë edhe Abelard Tahiri. Por ai nuk ka dashur të prononcohet për media lidhur me vendimin e tij për dorëheqje nga posti i ministrit.

Sidoqoftë, gjatë vikendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar largime nga partia, në kuadër të procesit zgjedhor. Nuk ka përmendur emrat e atyre që pritet të përjashtohen nga Partia e tretë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat