Kryekrimineli serb flet për variantin e shkëmbimit të popullsisë

Aktuale

Kryekrimineli serb flet për variantin e shkëmbimit të popullsisë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:18
Voislav Sheshel

Kreu i partisë radikale Serbe dhe krimineli serb i luftës, Voislav Sheshel ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq, se cila është arsyeja pse në diskutimin mbi Kosovën përfshihet termi korrigjim kufijsh, pasi që kjo në publik nxit spekulime se kjo mund të nënkuptojë për njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB.

"Duhet të bëhet e qartë për publikun se kjo në asnjë prej varianteve nuk vjen në pyetje. Duhet përdorur termi ndarje, "tha Sheshelj.

Sipas tij, kjo ndarje mund të kryhet në mënyrë që 12 komunat me shumicë serbe në Kosovë të jenë në sistemin e drejtpërdrejtë juridik të Serbisë dhe pjesa tjetër e Kosovës të marrë shkallën më të lartë të autonomisë, ku Beogradi nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet e brendshme sociale të shqiptarëve, por me detyrimin që kufijtë të kontrollohen nga policia serbe.

"Vetëm ky mund të jetë një opsion për zgjidhjen e problemeve në Kosovë. Varianti i shkëmbimit të popullsisë nuk duhet të përjashtohet. Ku ka fshatra të izoluara serbe, ato duhet lëvizur në zonat me shumicë serbe, ose në Preshevë dhe Bujanoc, të shkëmbehen asetet me shqiptarët", tha Sheshel në Kuvendin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat