Thaçi në Gjenevë: Ekziston një mundësi e vogël për marrëveshje me Serbinë dhe duhet ta shfrytëzojmë

Aktuale

Thaçi në Gjenevë: Ekziston një mundësi e vogël për marrëveshje me Serbinë dhe duhet ta shfrytëzojmë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi dhe Edi Rama në Gjenevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e sheh vetëm një mundësi të vogël për marrëveshje kufitare me Serbinë.

Agjencia e lajmeve britanike, “Reuters”, i jep rëndësi çështjes së korrigjimit të kufijve që presidenti Thaçi e ka aktualizuar kohën e fundit. Sipas medias në fjalë, Kosova po e sheh si shans të vetëm marrëveshjen me Serbinë që të zgjidhet çështja e konfliktit mes vendeve.

“Një marrëveshje për paqe në mes të dyja vendeve, duke përfshirë edhe kufirin do të hapte rrugën për prosperitet dhe lidhje të ngusha ma Bashkimin Evropian, si dhe njohje për Kosovën”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi, pas takimit në Gjenevë, shkruan “Reuters”.

Reuters citon presidentin Thaçi: “Edhe pse shanset janë shumë të vogla, por ka ende shpresë, një shans e mirë për të arritur një marrëveshje historike në mes të dy shteteve tona”.

“Unë e di që ka kritika, por përgjigja ime është se nëse e humbim këtë moment, ne rrezikojmë të hyjmë në një dekadë tjetër të perspektivës së paqartë, të konflikteve të ngrira dhe status quos”, ka thënë ai.

Fati i fshatrave serbe në veri të Kosovës është një nga çështjet kryesore të mosmarrëveshjes. Kosova është ish provincë e Serbisë e cila shpalli pavarësinë pasi forcat serbe u dëbuan nga bombardimet e NATO-s në një luftë më 1999, shkruan tutje “Reuters”.

“Udhëheqësit e tjerë të rajonit gjithashtu mbështetën përpjekjet për të arritur një marrëveshje, citohet të ketë thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat