“Hashimi po i hakmerret Ramushit, shembja e koalicionit ka nisur”

Aktuale

“Hashimi po i hakmerret Ramushit, shembja e koalicionit ka nisur”

Nga: N.H Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:49
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Anlisti politik, Faton Mehmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar gjendjen në të cilën është duke kaluar koalicioni qeverisës-aktual.

Sipas tij, pasi nuk i ndezi ideja për korrigjim të kufijve, Hashimi po i hakmerret Ramushit me prishje të koalicionit, përcjell “Bota sot”.

“Pasi nuk i ndezi ideja për korrigjim të kufijve, Hashimi po i hakmerret Ramushit me prishje të qeverise...shembja e qeverise ka nisur”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, së fundi, edhe ministri Besim Beqaj ka ofruar dorëheqjen.

Kujtojmë se, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj është i treti që brenda 24 orëve të fundit ka ofruar dorëheqjen nga Qeveria Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat