Muhaxhiri: Thaçi ka qenë imazhi i PDK-së, Veseli ndikonte nga prapavija – sot rolet janë përmbysur

Aktuale

Muhaxhiri: Thaçi ka qenë imazhi i PDK-së, Veseli ndikonte nga prapavija – sot rolet janë përmbysur

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:50
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se ekziston një tension mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Kjo për shumë arsye, sidomos kur ka figura të fuqishme brenda një institucioni apo grupi, prandaj ka tentim që të mbifuqizohet njëri nga tjetri. Ekziston edhe aspekti i bashkëpunimit por edhe tentimi që të dominohet nga njëri-tjetri”, ka thënë Muhaxhiri.

“Një tension i tillë po ndodhë për herë të parë. Kanë ndryshuar raportet në mes të Thaçit dhe Veselit. Në fillim te PDK, Thaçi ishte imazhi si kryetar, kurse Veseli ndikonte nga prapavija në strukturë, kurse sot rolet janë përmbysur”.

“Kjo natyrshëm çon te një tension edhe një konflikt – është tentim për dominimin brenda partisë, brenda strukturës. Thaçi ka dhënë dorëheqje “de jure” nga partia por “de facto”, ka fuqi”.

Sipas Muhaxhirit konflikti nuk i konvenon as Thaçit dhe as Veselit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat