“Thaçi me platformën e gabuar ndaj shtetësisë së Kosovës, po e degradon sovranitetin e vendit”

Aktuale

“Thaçi me platformën e gabuar ndaj shtetësisë së Kosovës, po e degradon sovranitetin e vendit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 tetor 2018 Në ora: 20:42
Presidenti Hashim Thaçi

Situata e cila po mbretëron në Republikën e Kosovës është për tu gjykuar. Kështu ka vlerësuar analisti politik Ali Hertica, ku sipas tij, si pasojë e kësaj edhe subjektet e koalicionit PAN kanë filluar të funksionojnë të ndara pas konstituimit të institucioneve.

Ai ka thënë për “ Bota sot” se presidenti Thaçi ka një platformë tërësisht të gabuar dhe të pa ditur politikisht ndaj shtetësisë së Kosovës, ku po e degradon në mënyrë konceptuale sovranitetin e vendit duke filluar me korrigjim dhe ndërrime të territoreve me fqinj siç është Serbia.

Image
Ali Hertica

“Tani thuajse subjektet janë shprehur të bindur se një ndarje e tillë nuk do të paraqesë problem në lidhjet e koalicionit por kjo vërehet dita-ditës ku shumë lehtë mundet të qoj deri tek prishja e koalicionit dhe bashkëpunimin me partnerët brenda PAN-it. Është e dhimbshme edhe një realitet se takimet në selinë e OKB-së, madje të gjitha takimet e diplomacisë  së Kosovës janë zhvilluar nëpër kthinat e restoranteve dhe korridoreve ku përfaqësuesit tanë politikë kanë qenë me prezantime tejet të ultë diplomatike. Këta përfaqësues më shumë janë sorollatur nëpër korridor duke i ndaluar në rrugë liderët botëror dhe ata serb ashtu siç bënte Pacolli një servil dinak i pa koncept politik ku e tjetërson shtetin e vet nga agresori thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është një çmenduri e pa kuptimtë politike pasi gjithë këto sjellje flasin për një qasje degraduese të bërit diplomaci”, ka thënë Hertica.

Ai po ashtu ka hënë se delegacioni i ministrisë së jashtme ka dalë jashtë kontrollit, dhe ka lënë një njollë të keqe në sytë e faktorit ndërkombëtar, duke lënë të nënkuptohet që ende jemi të pa aftë politikisht për të krijuar politika për shtetin me veprime pa kurrfarë sensi politik, dhe ta diplomatik, e pa koordinim politik dhe diplomatik te një sjellje komike e skandaloze, për përfaqësuesit politik të Kosovës.

:Madje është një dhimbje e madhe për shoqërinë  e Kosovës se kush po i përfaqëson këta në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht i gjithë delegacioni i ministrisë së jashtme, kanë dalë jashtë kontrollit, për shkak të sjelljeve servile të tyre, të pa sensit politik e diplomatik, të një skandali të turpshëm për Kosovën. Por duke e marrë parasysh  që shteti po përfaqësohet nga kjo kastë e brishtë politike dhe analfabetesh, ska si të jetë më mirë Kosova”, ka thënë Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat