Anëtarësime të reja në Vetëvendosje

Aktuale

Anëtarësime të reja në Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:17
Pamje nga takimi

Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se partisë së tij I janë bashkuar profesorët Sulejman Meta, Muhamet Avdyli dhe Shefki Luma.

Ai ka shkruar në Facebook se gjatë anëtarësimit të tyre në VV kanë biseduar për situatën politike në Kosovë.

Postimi i plotë:                                                 

Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan tre profesorë universitarë:

Prof.Asoc.Dr. Sulejman Meta, inxh. i dipl. i industrisë së drurit, Universiteti i Shkupit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara; Prof.Dr.Sc. Muhamet Avdyli, inxh. i dipl. i Elektroteknikës, profesor në Kolegjin UBT dhe drejtor i kampusit në Ferizaj; dhe, Prof.Dr.Sc. Shefki Luma, Fakulteti Filologjik në Prishtinë, Gjuhë dhe Letërsi Frënge, Gjuhë Shqipe në Universitetin e Tetovës.

Biseduam për situatën politike në Kosovë por edhe për çështjet e arsimit dhe zhvillimit në vendin tonë. Na presin punë e angazhime të përbashkëta në Lëvizje drejt rezultateve dhe sukseseve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat