Sherifi: Asnjë ministër i PDK-së s’mund t’i rezistojë Thaçit

Aktuale

Sherifi: Asnjë ministër i PDK-së s’mund t’i rezistojë Thaçit

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:49
Billall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Billall Sherifi ka folur për raportet në mes të kryetarit të PDK’së Kadri Veseli dhe dhe ish-kryetarit të kësaj partie Hashim Thaçi.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Sherifi nuk sheh përplasje në mes tyre.

“Nga ajo që unë arrijë të perceptojë nuk shoh përplasje në mes të atyre dyve”, tha Sherifi në emisionin Pressing në T7.

Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman e i cili shoqërohej nga Ministri Abelard Tahiri, ky i fundit ofroi dorëheqjen.

Express raportoi se ofrimi i dorëheqjes erdhi si pasojë e problemeve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjeve politike në të.

Ndërkohë, sipas Sherifit, asnjë ministër i Qeverisë Haradinaj nga radhët e PDK’së nuk i reziston Thaçit.

‘Perceptimi im është se Të gjithë ministrat nuk mund t’i rezistojnë Hashim Thaçit. Le ta harrojnë’, shtoi Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat