Veseli kritikon Thaçin për vizitën në Ujman: Mos bir pre e provokimeve të manipulantëve si Albin Kurti

Aktuale

Veseli kritikon Thaçin për vizitën në Ujman: Mos bir pre e provokimeve të manipulantëve si Albin Kurti

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:00
Veseli dhe Thaçi

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se ofrimi i dorëheqjes nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka të bëjë asgjë me vizitën e presidentit Hashim Thaçi te Liqeni i Ujmanit.

Sipas Veselit, Tahiri ka pasur shqetësime në angazhimet e tij për reforma në drejtësi.

Por, tutje ai bëri të ditur se nuk do ta pranojë dorëheqjen e Tahirit.

Veseli ka komentuar edhe vizitën e presidentit Thaçi te Ujmani, i cili ishte i shoqëruar nga dy ministrat e PDK’së, Abelard Tahiri e Bedri Hamza, të cilët gjoja se do të dorëhiqeshin.

Ai komentoi vizitën e Thaçit atje, pikërisht në kohën kur po mbahej protesta e Vetëvendosjes.

“Albin Kurti e Vetëvendosje janë manipulantë. Thaçi nuk e zgjodhi ditën e duhur për vizitë në Ujman. Nuk duhet të biejmë pre e provokimeve të manipulantëve siç janë Kurti e Vetëvendosje. Prej vitit 2000, ata kurrë nuk ia kanë qëllu për kurgjë për Kosovën”.

Veseli u pyet pse pikërisht atë ditë shkoi për vizitë në Burojë, te babai i presidentit Thaçi.

“Unë gjithë kam shku në Burojë”, u përgjigj Veseli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat