Jakup Krasniqi numëron dështimet e Presidentit Thaçi

Aktuale

Jakup Krasniqi numëron dështimet e Presidentit Thaçi

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:06
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi ka kritikuar edhe një herë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

“Kosova e ka asociacionin e vet, Kosova e ka edhe asociacionin të komunave shqiptare, dhe përse edhe serbët mos ta kenë të njëjtën serbët. Ne jemi të obliguar që ta bëjmë ofertën njëjtë siç e kanë shqiptarët. Ne nuk jemi të gatshëm që ti plotësojmë kërkesat qëllimkëqija siç i kanë serbet. Ne aty duhet të jemi që ta mbrojmë Kushtetutën dhe për këtë nuk duhet të lejojmë të ndodhë një gjë e tillë. Politika agresive e Beogradit është më e madhe, pasi që një shtet fillimisht ka dashur të të zhduk dhe tashmë po tenton të të pengojë dhe dëmtojë politikisht”, ka thënë Krasniqi.

Thotw se shkëmbi i territoreve nuk mund të ndodhë, pasi që sipas tij Kosova nuk e administron veriun e as Luginën.

“Qysh po dëshiron të shkëmbesh territore kur nuk e administron as Veriun e as Luginën. Kosovës i duhet njohja e Kosovës nga Serbia”, ka thënë ai.

“Nuk jemi të obliguar që ti shikojmë kushtet dhe teket e Serbisë. Ne jemi këtu për të mirën e qytetarëve tanë. PA kërkim falje të Serbisë nuk është dashur të fillojnë bisedimet në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat