Rexhep Selimi publikon pamjet që thotë se janë kthyer në makth për pushtetarët

Aktuale

Rexhep Selimi publikon pamjet që thotë se janë kthyer në makth për pushtetarët

Nga: N.H Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:22
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur edhe një herë rreth protestës së fundit të thirrur nga partia e tij, e cila mblodhi mijëra vetë në sheshin “Skënderbeu”.

Përveç që ka publikuar një fotografi nga protesta e 29 shtatorit, Selimi e ka përcjellur edhe me shkrim të shkurtër.

Ai thotë se kjo pamje është kthyer në makth për pushtetarët, përcjell “Bota sot”.

Me tej, deputeti i VV-së deklaron se më këtë pamje do të donin ta zhduknin edhe po shpërfaqën të çakorduar në debate.

“Kjo pamje e 29 Shtatorit është kthyer në makth për pushtetarët. Këtë pamje do të donin ta zhduknin, prandaj edhe po shpërfaqën të çakorduar në debate. Por s’kanë parë gjë akoma”, ka shkruar Selimi i VV-së. /BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat