Osmani thotë se Thaçi po mundohet ta vërë Kuvendin para aktit të kryer për shkëmbim territoresh

Aktuale

Osmani thotë se Thaçi po mundohet ta vërë Kuvendin para aktit të kryer për shkëmbim territoresh

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:31
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani thotë se në idenë për shkëmbim territoresh presidenti Hashim Thaçi nuk e ka përkrahjen e askujt. Thotë se po mundohet ta vërë Kuvendin para aktit të kryer kur është fjala për shkëmbim territoresh.

“Nuk janë vetëm partitë opozitare që po e kundërshtojnë idenë për ndryshimin e kufijve. Por janë edhe partitë në koalicionin qeverisës. Në radhë të parë AAK’ja dhe Nisma. Z. Thaçi është total i vetëm në këtë proces. Nuk e ka pas parlamentin, as qeverinë dhe mbi të gjitha nuk e ka popullin pas vetës”, tha Osmani.

Deputetja Osmani thotë se Thaçi po udhëheq ilegalisht dialogun me Serbinë.

“Është duke tentu që idetë që janë tepër të rrezikshme, ide që janë luftënxitëse e jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin t’i çojë përpara si ide të tij personale, ta merr pronësinë e këtij procesi...dhe të tentojë që të vendosë Kuvendin e Kosovës para aktit të kryer. Kjo është ajo çka po tenton z. Thaçi”, tha Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat