Alarmon Vjosa Osmani, tregon se çka e pret Kosovën brenda pak ditëve

Aktuale

Alarmon Vjosa Osmani, tregon se çka e pret Kosovën brenda pak ditëve

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 23:13
Vjosa Osmani

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për planin e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka thënë se Thaçi po shërbehet me një ide të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Kjo ide, sipas saj, në Serbi ekziston që nga koha e akademikut Dobrica Çosiq.

Osmani ka thënë se duhet të vazhdojnë protestat popullore, paqësore, kundër planit të Thaçit, teksa ka porositur që në demonstratën e radhës të dëgjohet himni i Republikës së Kosovës.

Ajo ka alarmuar se nëse Thaçi s’ndalet, “brenda pak muajsh mund të rihapet çështja e statusit të Kosovës”.

Mund të krijohet një konflikt i ngrirë, ka paralajmëruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat