Tahiri: Thaçi po kërkon zgjedhje të parakohshme, Veseli nuk po e përkrah

Aktuale

Tahiri: Thaçi po kërkon zgjedhje të parakohshme, Veseli nuk po e përkrah

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 00:35
Analisti Ramush Tahiri

Analisti Ramush Tahiri ka thënë se zhvillimet në PDK janë të befasishme, pasi, sipas tij, kjo parti deri më tani dukej unike. Pranimi i Veselit si anëtar në PDK dukej i mirëpritur për shkak të kaluarës së tij në luftë dhe miqësisë së tij me Hashim Thaçin”, tha ai.

Tahiri ka thënë se ndarja e ministrave në ata që janë mbështetës të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit ngjan me ndarjet në LDK.

“Mundet që në kuadër të zhvillimit tranzitor, t’i ndodhë secilës parti në Kosovë të ketë fraksione. Por, nuk është pritur një çarje e tillë mes Thaçit dhe Veselit, sepse kjo përfundimisht do të dëmtonte PDK-në”, tha ai.

“Këto veprime do ta dërgonin PDK-në drejt historisë, jo ardhmërisë”, tha ai.

Duke folur për rolin e Thaçit në bisedime me Serbinë, Tahiri tha se bisedimet politike i takojnë presidentit, ndërsa ato teknike qeverisë.

“Presidenti ka mandatin e faktorit unifikues, dhe kjo nuk lidhet me Thaçin, sepse edhe Jahjaga kishte bisedime me Nikoliqin”.

Analisti ka thënë se dallimet e Hashim Thaçit me Kadri Veselin mund të jenë te shpërbërja e parlamentit.

“Hashim Thaçi ka hyrë në një konflikt të pariparueshëm me kryeministrin. Ndërsa Kadri Veseli ka thënë se do t’i japë përkrahjen e plotë dhe të pa rezervë Haradinajt. Në situatën që kemi ardhur duket se Thaçi përkrahë opsionin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Veseli nuk e ndanë këtë mendim”.

“Në këtë bazë mund të konsideroj si përkrahës të kësaj ideje ata që po japin dorëheqje për të pamundësuar funksionimin e qeverisë”, deklaroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat