Pas raportimeve për dorëheqje, Bedri Hamza shfaqet sot me këta përfaqësues

Aktuale

Pas raportimeve për dorëheqje, Bedri Hamza shfaqet sot me këta përfaqësues

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:42
Vizita ne Ujman

Raportimet e fundit për largimin e ministrave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zgjuar interesim të madh në vend.

Shkuarja e dy ministrave të PDK-së, Bedri Hamza dhe Abelard Tahiri, me presidentin Hashim Thaçi në Liqenin e  Ujmanit ka bërë që mos t’i “pëlqej” shefit të tyre, Kadri Veseli.

Megjithatë, ky i fundit ende s’ka marrë vendim final për largimin e tyre nga ekzekutivi.  Mirëpo, agjendën qeveritare, sipas kalendarit, do ta vazhdojë sot ministri Hamza

“Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Republikës së Kosovës ku do të informojë bizneset në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat