Mushkolaj: Thaçi para dy javësh tha që Kosova ka stagnuar, ndërsa tani...

Aktuale

Mushkolaj: Thaçi para dy javësh tha që Kosova ka stagnuar, ndërsa tani...

Nga: G.B Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:44
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi para dy javësh tha se Kosova ka stagnuar, ka regres, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani po thotë se Kosova është storie suksese.

“A ka kush që e merr vesh këtë njeri?”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Para dy javësh Hashim Thaçi tha që Kosova i ka punët keq, ka stagnu, ka regres. Tash po e dëgjoj duke thënë se Kosova është storie suksesi. A ka kush që e merr vesh këtë njeri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat